Telegrafi

Messi shënon, Argjentina me një këmbë në gjysmëfinale

Argjentina ka shtuar epërsinë ndaj Holandës, duke udhëhequr me rezultat 2-0.

Pas një pjesë të parë ku argjentinasit kaluan në epërsi me golin e Nehuel Molinas, i cili përfitoi nga asistim i Leo Messit dhe i vetëm me portierin shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë holandezët kishin më shumë nga loja, por rastet mungonin.

Në minutën e 71-të, Denzel Dumfries penoi në zonë Marcos Acuna dhe gjyqtari Antonio Mateu Lahoz tregoi te pika e bardhë.

Nga penalltia i saktë ishte Messi që shënoi për 2-0.

Ky është goli i katërt i argjentinasit në këtë kampionat botëror, duke vazhduar shkëlqimin e tij.

Argjentina pas këtij goli është afër gjysmëfinales, ku e pret Kroacia. /Telegrafi/