Lionel Messi ka zhvilluar një super-ndeshje në përballjen e Kombëtares së Argjentinës me Nikaraguan.
Argjentina ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Nikaraguas në një ndeshje miqësore në zhvilluar në stadiumin San Juan del Bicentenario.
Më meritori për këtë fitore të kombëtares Albiceleste ishte ylli i Barcelonës, Messi, i cili shënoi dy gola.
Messi ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë sa luajti, duke shënuar dy gola për më pak se dy minuta.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjeti golin e parë në minutën e 37-të për 1-0, gol i cili ishte i hatashëm pasi dribloi disa futbollistë.
Për 2-0, Messi shënoi një minutë më vonë nga afërsia pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtari.
E gjithë Argjentina, por edhe Messi shpresojnë që kjo formë e yllit të Barcelonës me kombëtaren të zgjas dhe të arrijnë triumfin në Copa America. /Telegrafi/
https://twitter.com/I_AM_INEV1TABLE/status/1137165057484316674
https://www.youtube.com/watch?v=rzeM3oU14vM