Telegrafi

Messi, Ronaldo, Suarez dhe Griezmann, përballjet që do t’i shohim në ditët në vijim – Mund të ketë çerekfinale Argjentina – Portugalia

Pasi që është mbyllur faza e grupeve në katër prej grupeve, dihen edhe kundërshtarë e 1/8.

Uruguai, Portugalia, Franca dhe Argjentina, kanë rënë në një krah dhe ndeshjet mes tyre janë të pashmangshme.

Yjet e La Ligas janë lojtarët kryesor të këtyre katër ekipeve pasi aty gjenden  Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann.

Argjentina do të përballet me Francën, ndërsa Portugalia do të luajë ndaj Uruguait.

Mund të ketë një çerekfinales mes Messit dhe Ronaldos, ndërsa nga këto katër kombëtare do të ketë një gjysmë-finalist.

Ajo çfarë dihet sigurt është se këto katër kombëtare do të dhurojnë spektakël në ndeshjet e eliminimit direkt.

Kombëtaret që mund të ndeshen në gjysmëfinale, janë Gjermania, Brazili, Belgjika dhe Anglia. /Telegrafi/