Telegrafi

Messi rinovon të enjtën

Kontrata aktuale e argjentinasit do të skadojë në vitin 2016, por katalanasit tashmë kanë arritur marrëveshje me superyllin argjentinas, i cili do të nënshkruajë të enjtën.

Messi do të përfitojë 11 milionë euro në vit pa tatim, përderisa për ta blerë atë ndonjë klub tjetër, klubet duhet t’i pagujanë Barcelonës klauzolën prej 250 milionë euro.

Lionel Messi ka mbi 350 paraqitje për Barcelonën që prej debutimit të tij zyrtar në vitin 2004-2005 dhe që nga ajo kohë ai ka shënuar rreth 300 gola. /Telegrafi/