Telegrafi

Messi reagon ashpër ndaj autoriteteve braziliane që ndaluan ndeshjen

Lionel Messi ka reaguar ndaj autoriteteve braziliane që anuluan ndeshjen në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Ndeshja tashmë kishte filluar, por zyrtarët e takimit ndërhynë në minutën e pestë dhe e ndaluan atë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Suspendohet takimi mes Brazilit dhe Argjentinës

Sipas tyre, katër lojtarë të Argjentinës që luajnë në Ligën Premier, dy nga Aston Villa dhe dy nga Tottenhami, nuk kanë respektuar protokollin e masave anti-COVID.

Në lidhje me atë veprim, Messi deklaroi se ata do duhej të reagonin më herët, pasi kishin tre ditë që kishin ateruar në Brazil.

Lexo po ashtu Messi e Neymar qeshnin, derisa autoritetet braziliane ndërprenë ndeshjen shkaku i katër lojtarëve të Argjentinës

“Ne kemi qenë në Brazil që tre ditë. Pse të presin fillimin e ndeshjes që të vijnë të na gjejnë”, ka thënë ylli i Argjentinës.

Ndeshja edhe zyrtarisht është shtyrë, ndërsa pritet vendimi se kur do të luhet ajo. /Telegrafi/