Telegrafi

Messi pensionohet nga kombëtarja pa asnjë trofe

Lionel Messi ka njoftuar se është duke menduar të pensionohet nga përfaqësuesja e Argjentinës, pas humbjes në finale të Copa America.

Albicelestët pësuan përsëri nga Kili, pas ekzekutimit të penaltive, duke qenë se nuk pati gola as pas vazhdimeve.

Superylli i Barcelonës dështoi të shënonte njërën nga penaltitë që i kushtoi me humbje përfaqësueses së tij.

“Ekipi kombëtar ka marrë fund për mua. Janë humbur katër finale, nuk është për mua. Vendimi është marrë, besoj”, citohet të ketë thënë Messi.

Krahas dy finaleve të humbura ndaj Kilit, 29-vjeçari ishte pjesë e skuadrës që humbi në finale të vitit 2007 nga Brazili, si edhe asaj që pësoi nga Gjermania në finale të Kampionatit Botëror të vitit 2014. /Telegrafi/