Site icon Telegrafi

Messi i pandalshëm në fitoren e Argjentinës (Video)

Argjentinës ka shënuar fitore të rëndësishme në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2016”.

Lionel Messi ishte i pandalshëm në triumfin 3:0 kundër Kolumbisë.

Messi realizoi golin e parë në minutën e dhjetë pas ekzekutimi maestral të gjuajtjes së lirë. Pas 13 minutash Messi protagonist duke asistuar për Pratton, i cili me kokë shënoi golin e dytë të argjentinasve, transmeton Telegrafi.

Argjentinasi vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë. Messi asistoi edhe në golin e Angel Di Marias gjashtë minuta para fundit të takimit, gjë që ka bërë të triumfoj Argjentinas për herë të parë pas katër ndeshjeve.

Pas 12 ndeshjeve, Argjentina ka 19 pikë në tabelë dhe zë pozitën e pestë. Katër të parat kualifikohen direkt për “Rusia 2018” e i pesti shkon në “Play-off”. Brazili prin me 24 pikë i ndjekur nga Uruguai me 23.

https://www.youtube.com/watch?v=t1-b0DCnI3A

Exit mobile version