Site icon Telegrafi

Messi pa konkurrencë për ‘Këpucën e Artë’, Mbappe dënohet rëndë nga FFF

Kylian Mbappe ishte konkurrenti kryesor për t’ia rrëmbyer Lionel Messit ‘Këpucën e Artë’.

Sulmuesi francez ka shënuar 30 gola deri më tani në Ligue 1, katër më pak se Lionel Messi në La Liga.

Por Mbappe nuk do të mund ta rivalizojë më argjentinasin për çmimin si golashënuesi më i mirë në Evropë.

Kartoni i kuq i marrë në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes i ka kushtuar shumë francezit.

Kësisoj Federata e Futbollit të Francës (FFF), e ka dënuar me tri ndeshje mos lojë në kampionat yllin e ri të PSG-së.

20-vjeçari do t’i mungoj skuadrës së tij në tri ndeshjet e ardhshme ndaj Nices dhe Dijon në Parc de Princes si dhe ndaj Angers në udhëtim.

Reprezentuesi francez pritet të rikthehet në fushë më 25 maj kur PSG do ta zhvilloj ndeshjen e fundit në kampionat përballë Reims në udhëtim.

Pas këtij dënimi, Mbappe do ta ketë thuajse të pamundur ta rrëmbejë pozitën e parë të golashënuesve në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version