Site icon Telegrafi

Messi nuk udhëton drejt Marokos me Argjentinën, por do të luajë me Venezuelën në Madrid

Lionel Messi (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

E përditshmja argjentinase, “T&C Sport” raporton se sulmuesi i Barcelonës do të luajë në Wanda Metropolitano, por nuk do të udhëtojë për në Tanger.

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni gjatë ditës së sotme do të zbulojë emrat e lojtarëve që do të ftohen për ndeshjet miqësore të “Albicelestes”.

Këta të fundit do të ballafaqohen më 22 mars në Madrid me Venezuelën si dhe katër ditë më vonë si mysafirë të Marokos.

Lionel Messi (Foto by Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Sipas “T&C Sports”, Messi do të ftohet në kombëtare, por do të luajë vetëm në lojën që do të luhet në Madrid dhe nuk do të udhëtojë për në Maroko.

Scaloni është i shqetësuar se numri 10 ka gjasa që mos t’iu bashkohet në miqësoret para Copa America 2019, i cili fillon në qershor në Brazil.

Lexo po ashtu Golashënuesit më të mirë në Evropë - Messi i pari, ndiqet nga Mbappe

E gjithë kjo pasi që katalunasit mund të kenë disa ndeshje të forta në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërsa lojtari është ankuar së fundi për dhimbje në shpinë.

Ndryshe, Messi pas përfundimit të kampionatit botëror në Rusi, kishte pezulluar aktivitetin me kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/

Exit mobile version