Lionel Messi njoftohet se ka vendosur të qëndrojë jashtë fushave për ndeshjet me Kombëtaren e Argjentinës për pjesën e mbetur të vitit 2018.
Messi ka zhvilluar 128 ndeshje me Argjentinën, duke shënuar 65 gola për vendin e tij, ndërsa e ka ndihmuar ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë po e shqyrton mundësin që të largohet nga kombëtarja, por ai pret që ta sheh se kush do të zgjidhet trajner i ri nga Federata e futbollit argjentinas.
Jorge Sampaoli është shkarkuar nga roli i tij pas një Kampionati Botërore të mjerë, ndrysa përkohësisht është caktuar Lionel Scaloni.
Messi nuk do tubohet për pjesën e mbetur të vitit 2018, sipas TNT Sports dhe Mundo Deportivos.
Sipas këtyre medieve thuhet se ai mund të dal në pension vitin e ardhshëm.
Argjentina pati një Kampionat të vështirë ku mezi e kaloi grupin, ku ishte me Islandën, Nigerinë dhe Kroacinë. /Telegrafi/