Lionel Messi nuk luajti fare në ndeshjen Argjentina e zhvilloi kundër Spanjës, ku kombëtarja e tij pësoi humbje të thellë me rezultat 6-1.
Ai ishte i detyruar që nga shkallët e stadiumit ta shoh turpërimin më të madh të kombëtares së tij, ndaj Spanjës.
Ylli i Barcelonës qëndroi dhe shikoi Argjentinën duke e nxjerrë gjashtë ehrë topin nga rrjeta dhe performacën magjike të Iscos.
Messi ishte i detyruar që të qëndrojë jashtë fushe për dy ndeshjet miqësore që Argjentina i zhvilloi, kundër Italisë dhe Spanjës.
Lionel Messi ishte i ulur në shkallët e stadiumit të Wanda Metropolitano në Madrid.
Kuer kishin mbetur edhe 13 minuta për tu mbyllur ndeshja, ai kishte parë mjaftë, duke u larguar nga ulësja.
Më të ishte edhe futbollisti i West Hamit, Manuel Lanzini, i cili po ashtu nuk luajti në këtë ndeshje.
Argjentina kishte disa mungesa, ku përveç Messit mungonte dhe Angel Di Maria dhe Sergio Aguero./Telegrafi/
https://twitter.com/TrueSccrLife/status/978785968416264192