Telegrafi

Messi: Nuk mund ta fitoj ndeshjen vetë

“Nuk është e vërtetë se ai (Maradona) nuk flet me mua. Raportet tona janë të shkëlqyera dhe ai është i mirë me të gjithë lojtarët”, ka thënë Messi për një radio argjentinase.

Messi është akuzuar se nuk e tregon me Argjentinën atë që e tregon me Barcelonën.

“Nuk mund të bëhen krahasime të tilla, sepse te Barcelona ne stërvitemi bashkë çdo ditë, ndërsa me kombëtaren është vështirë që të bashkohemi për dy ndeshje dhe të luajmë mirë”.

“Unë nuk mund ta fitoj ndeshjen vetë. Është përgjegjësi e të gjithë ekipit, prandaj duhet të dalim në fushë dhe ta fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë superylli argjentinas.