Sulmuesi argjentinas edhe pse është dënuar me katër ndeshje moslojë nuk e ka lënë skuadrën vetëm.
Lionel Messi është pezulluar për katër ndeshje kualifikuese të Kampionatit Botëror me Argjentinën, për shkak të reagimit të tij ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen kundër Kilit.
Super ylli i Barcelonës mësoi për vendimin vetëm gjashtë orë para ndeshjes së rëndësishëm të kombëtares së tij kundër Bolivisë në La Paz.
Argjentinasi njëherësh është gjobitur edhe me 9.340 euro.
Ai edhe përkundër kësaj ka vendosur që ndeshjen ta shikojë nga stadiumi Estadio Hernando Siles.
Messi gjendej në Bolivi prej dy dytësh, ku Argjentina do të kërkojë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/