Telegrafi

Messi: Nuk jam produkt i përfunduar

“Nuk është objektivi im që të thyej rekorde, unë dua të fitoj çdo sezon gjithçka që është e mundur me ekipin tim, qoftë Barcelonën apo Argjentinën”.

“Të gjithë ne mundohemi që të përmirësohemi në çdo aspekt të jetës, gjithashtu edhe në futboll. Këtë mundohem ta bëj edhe unë”, ka deklaruar Messi për Clarin.

Ai këtë e dëshmoi edhe të dielën mbrëma duke shënuar një gol më shumë (katër) sesa rivali i tij më i përafërt, Cristiano Ronaldo, i cili më herët kishte realizuar het-trik.

Në ndeshjen ndaj Osasunas, Messi theu dy rekorde: Arriti të shënojë në 11 ndeshje radhazi (duke ia marrë rekordin Ronaldo ‘origjinalit’ dhe po ashtu u bë futbollisti i parë në histori të Barcelonës që shënon 200 e më shumë gola në La Liga). /Telegrafi/