Telegrafi

Messi: Nuk jam legjendë

Lionel Messi, vetëm 22 vjeçar tanimë krahasohet me futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, me disa që mendojnë se ai është më i mirë se Pele, Cruyff, Di Stefano apo Maradona.

“Që të jesh legjendë, duhet të fitosh Kupën e Botës. Tashmë jam 22 vjeçar. Gjithçka ndodh aq shpejtë dhe më duhet të jem i qetë”, ka thënë argjentinasi.

Ndodh që Messi të driblojë nga shtatë lojtarë, dhe i pyetur nga El Mundo, se a po stërvitet për ta bërë këtë, Messi tha: “Gjithçka ndodh sepse vërtetë ndodh aty për aty. Unë nuk mendoj më parë për driblime të tilla. Gjëja më e rëndësishme është t’i dëshirosh ato”. /Telegrafi/