Telegrafi

Messi nuk ia kishte mbushur syrin ish-agjentit të tij

“Kur e pashë Messin duke zbritur nga aeroplani, mbeta gojëhapur. Mendova se isha në telashe që po bëja gjithçka për një djalë i cili ishte shumë i shkurtër dhe i hollë”.

“Disa bashkëpunëtorë të mi në Argjentinë më treguan për Leon kur ai ishte 11 vjeçar. Ata më thanë se është shumë i mirë dhe unë desha që ta sillja në Spanjë”.

“Sidoqoftë, mua më është dashur t’ia gjej një ekip me karakteristika të veçanta dhe një qytet ku ai mund të vazhdonte tretmanin për hormonin e rritjes”, ka thënë Gaggioli për XL Semenal. /Telegrafi/