Lionel Messi nuk e ka ndërmend që të rikonsiderojë rikthimin në kombëtaren e Argjentinës për kualifikimet e Botërorit që nisin në shtator.
29 vjeçari i Barcelonës, pas dështimit që të triumfojë në Copa America kundër Kilit, kishte konfirmuar pensionimin nga ‘Albicelestet’.
Burime të familjes së Messit kanë deklaruar për Goal se përkundër përpjekjeve nga Federata e Argjentinës dhe Qeverisë ai nuk e ka ndërruar mendjen, ai nuk do të rikthehet më në kombëtare.
“Tani për tani ai nuk është pjesë e kombëtares së Argjentinës”, ka thënë thënë familja e Messit për Goal.
Federata ka planifikuar që ta pyesin Messin në caktimin e trajnerit të ri me Jorge Sampaolin dhe Marcelo Bielsan kandidatët favoritë.
Por, familja e tij kanë hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se, “ai nuk i imponon trajnerët dhe as nuk i shkarkon ata”.
Dy ndeshjet e radhës të Argjentinës janë ndaj Uruguait më 1 shtator në Mendoza dhe pesë ditë më vonë luan në udhëtim te Venezuela.