Telegrafi

Messi: Na tronditën problemet shëndetësore të Vilanovas e Abidalit

Abidali u desh t’i nënshtrohet një operacioni të transplantimit të mëlçisë në vitin e klauar, ndërsa trajneri Vilanova iu nënshtrua muajin e kaluar një operacioni për shërimin nga kanceri.

“Të jem i sinqertë, problemet shëndetësore të Vilanovas dhe Abidalit, na tronditën shumë. Dukeshin si gjëra që vijnë njëra pas tjetrës, por këto gjëra kanë rëndësi më shumë se rezultatet tona”.

“Këto situata vërtet janë të vështira. Natyrisht se u tronditëm shumë, por disi ia dolëm t’i kalojmë duke qëndruar të bashkuar të gjithë”.

“Falënderoj Zotin që u përkujdes për të dy, edhe pse Vilanova ende duhet ta vazhdojë tretmanin e tij, por të gjitha shenjat janë të mira, kështu që kjo ka rëndësi më së shumti”, ka thënë Messi për faqen zyrtare të FIFA-s. /Telegrafi/