Telegrafi

Messi mund të suspendohet për dy vite për shkak të deklaratës në Kupën e Amerikës

Lionel Messi ka dështuar edhe një herë që ta fitojë një trofe ndërkombëtar me Argjentinën, pasi përfundoi në vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

‘Les Albiceleste’ e mposhtën Kilin për vendin e tretë në  garën më të madhe në Amerikën Latine, mirëpo pesë herë fituesi i Topit të Artë u përjashtua nga loja në minutën e 37-të për përplasjen që kishte me Gary Medel.

Por, kjo nuk ishte asgjë në dallim me akuzat që i bëri pas ndeshjes, e që sipas tij CONMEBOL është i zhytur në korrupsion dhe se e favorizuan Brazilin që ta fitonte Kupën e Amerikës.

Messi pas ndeshjes Brazil – Argjentinë (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

“Nuk e mora medaljen se nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit, e mënyrës si na kanë trajtuar në këtë garë. Largohemi me kokën lart, sepse me atë që treguam, duke qenë superiorë ndaj Brazilit, meritonim të shkonim në finale”.

“Tashmë është e qartë se Brazili do të dalë kampion, gjithçka është gatuar ashtu. Edhe nëse gjyqtarët nuk do të ndikojnë, Peruja mendoj se nuk ka shumë shanse. Unë them gjithnjë të vërtetën, kështu jam i qetë”, kishte thënë mes tjerash Messi.

Lexo po ashtu Messi nuk e pranoi medaljen dhe shpërtheu pas ndeshjes: Nuk e mora medaljen sepse nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit

Këto deklarata të bëra pas ndeshjes ndaj Kilin, mund t’i kushtojnë yllit të Barcelonës me dy vite suspendim nga ndeshjet ndërkombëtare.

Nëse Messi dënohet për dy vite, atëherë do të humbte kualifikimet për Kupën e Botës që do të mbahen në vitin 2022 dhe shansin për të luajtur në Kupën e Amerikës për verën tjetër. /Telegrafi/