Site icon Telegrafi

Messi merr Këpucën e Artë për herë të gjashtë, lë shumë pas ndjekësit në këtë aspekt

Lionel Messi është nderuar sot (e mërkurë) me çmimin e njohur individual “Këpuca e Artë”.

Këpuca e Artë është një çmimi që ndahet për golashënuesin më të mirë të një kampionati.

Dhe, pikërisht ky çmim sot i është ndarë sulmuesit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi nga Juan Ignacio Gallardo, drejtori i gazetës Marca.

Lexo po ashtu Sot 15 vite më parë ndryshoi futbolli, Messi debutoi me Barcelonën - pjesa tjetër është histori

Messi ka arritur të mbyll sezonin 2018/19 në La Liga me Barcelonën duke shënuan plot 36 gola, më shumë se çdo lojtarë tjetër.

Ky ishte çmimi i gjashtë individual për kapitenin e katalunasve në këtë garë, duke lënë pas vete të gjithë ndjekësit.

Pas Messit renditet rivali i madh, Cristiano Ronaldo me katër çmime dhe Luis Suarez e Thierry Henry me nga tre sosh.

Gjatë pranimit të çmimit, Messi ishte së bashku me gruan e tij dhe dy djemtë. /Telegrafi/

Exit mobile version