Atëherë kur më së shumti i duhet Kombëtares së tij, Lionel Messi shfaqet dhe i jep një fitore të rëndësishme.
Argjentina arriti të mposhtë Nigerinë me rezultat të ngushtë 2-1, falë një paraqitje fantastike nga Messi.
Ylli i Barcelonës shënoi në pjesën e parë një gol dhe ishte afër një tjetri nga gjuajtja e lirë por shtylla ia mohoi një gjë të tillë.
31-vjeçari morri çmimin si futbollisti më i mirë i këtij takimi.
The @Budweiser #ManoftheMatch for #NGAARG is Leo Messi!@TeamMessi // #ARG pic.twitter.com/tlqPCovhH5
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 26, 2018
Messi fillimisht i ka falënderuar të gjithë tifozët argjentinas për përkrahjen e jashtëzakonshme.
“Të gjithë ata njerëz që sakrifikuan për të ardhur deri në Rusi i falënderojë shumë, ashtu si edhe të gjithë që janë në Argjentinë dhe janë në mbështetje tonë”, tha Messi.
Njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit tha se e dinte që do të fitonin pasi Zoti nuk do t’i linte jashtë Botërorit.
“E dija që Zoti ishte me ne dhe nuk do të na linte jashtë Kampionatit Botëror”.
“Kishim besim se do të fitonim këtë ndeshje, është e mrekullueshme që kemi fituar në këtë mënyrë”.
“Kjo fitore na sjellë një lumturi dhe besoj se e kemi merituar”, tha legjenda argjentinase.
Argjentina kësisoj është kualifikuar në mesin e 16 Kombëtareve më të mira në botë dhe do të luaj me Francën më 1 korrik. /Telegrafi/
An emotional evening in Saint Petersburg.
We caught up with the @Budweiser #ManoftheMatch Leo Messi! #NGAARG // @TeamMessi
(🗣 Spanish) pic.twitter.com/9CXS44fzAb— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 26, 2018