Telegrafi

Messi merr çmimin “Alfredo di Stefano”

Sezonin që shkoi Barcelona fitoi të gjitha trofetë e mundshme (La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit), ndërsa Messi ishte njëri nga lojtarët kyç për këtë sukses.

Në bazë të votimeve për këtë çmim, argjentinasi zuri vendin e parë, ndërsa pas ti u renditën Andres Iniesta dhe Diego Forlan.

“Duhet të jesh i verbër për të mos kuptuar se ky djalosh pati sezon të shkëlqyer. Loja e tij ishte e jashtëzakonshme”, tha për Messin legjenda e Real Madridit, Alfredo di Stefano.

Trofeu i parë “Alfredo di Stefano”, i cili u dorëzua një vit më herët, i takoi ikonës së Los Blancos, Raul.