Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka thënë se suksesin në karrierë e meriton plotësisht Lionel Messi.
Messi ka munguar në ndeshjen e fudnit të kombëtares albiceleste dhe kjo rezultoi me dështim në një barazim 2-2 në Peru.
“Kur ne kemi folur përreth doli që ai ishte shumë i interesuar për përbërjen dhe për kombvëtaren, ai brengosej shumë”.
“Nuk e kam takuar Messin që ta bindi atë që të kthehet. Unë isha i bindur se ai do të kthehet sepse e do vendin e vet”.
“Pas bisedimeve tona, gjithë ajo që unë kisha për të thënë ishte që të bëhemi gati për ndeshjet e radhës. Ai ka shumë për t’i dhënë ekipit. Ai meriton gjithë suksesin edhe me kombëtaren që besoj se do ta arrijë së shpejti atë që dëshiron”, u shpreh trajneri i kombëtares argjentinas. /Telegrafi/