Cristiano Ronaldo pa dyshim se është njeriu mbi të cilin do të jetë e gjithë vëmendja sonte mbrëma në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Dueli i titanëve të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte mbrëma në San Siro të Milanos.
Aty nga minuta e parë pritet që të luajë Cristiano Ronaldo.
Dhe portugezi pritet të jetë rreziku kryesor për Atleticon.
Kjo për arsye se ai ka qenë i involvuar në 65 gola në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2012/2013 me 25 gola më shumë se secili lojtar tjetër.
Madje, më shumë se sa edhe Lionel Messi, shkruan Telegrafi.
Ronaldo sot e ka mbrëmjen për t’u dëshmuar si më i miri i botës në tentim për ta fituar sërish Topin e Artë. /Telegrafi/