Telegrafi

Messi: Me Argjentinën do të luaj si me Barcën

“Kam besim dhe jam i bindur se unë do t’i përsëris paraqitjet e mia për Barcën edhe në fanellën e kombëtares gjatë Botërorit. Ëndrra ime është ta dërgoj Argjentinën deri te triumfi në Afrikën e Jugut. Shpresoj se do luajmë mirë dhe si individ premtoj se do të përsëris paraqitjet si me Barcelonën dhe se do të bëhem kampion”.

Messi ka shënuar këtë sezon 34 gola në të gjitha garat, duke fituar çmimin ‘Pichichi’ si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Këpucën e Artë evropiane që i ndahet golashënuesit më të mirë të të gjitha kampionateve në Kontinentin e Vjetër. /Telegrafi/