Site icon Telegrafi

Messi ‘mashtrues’ dhe Neymar ‘është i urryer’- PSG në krizë pasi tifozët u tallën me dyshen

Kylian Mbappe u kursye nga talljet dhe fishkëllimat të dielën, pasi shokët e tij të shquar të skuadrës ishin cak të protestave të zhurmshme të tifozëve.

Revolucioni po shpërthen në Paris.

Pesë ditë pasi panë skuadrën e tyre të shpartallohej në 1/8 e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, mbështetësit e Paris Saint-Germain e bënë të qartë se më në fund u ngopën.

Ndërsa skuadra e tyre hodhi një hap tjetër përgjatë procesionit që është ecja e tyre drejt titullit të Ligue 1 duke mundur Bordeaux 3-0 të dielën, Parc des Princes u kthye në një gropë ariu.

Lexo po ashtu Edhe pasi që shënoi, tifozët e PSG-së e fishkëllyen Neymarin

Vetëm Kylian Mbappe u kursye.

Me lojtarët në fushë në pritje të fillimit, Neymar dhe Lionel Messi ishin në mesin e atyre që talleshin nga turma ndërsa lexoheshin formacionet e ekipit.

Gjatë lojës, skuadra e PSG-së u tall pa keqardhje nga Ultrastë e tyre, me pasimet e Bordeaux që merrnin ‘ole-ole’ nga tifozët e PSG-së.

Ndoshta më e turpshme nga të gjitha, Neymar u tall teksa festoi duke shënuar golin e dytë.

Do të ishte gabim të interpretohej kjo tallje si tifozë të llastuar të zemëruar me dështimin e ekipit të tyre për të përparuar në Ligën e Kampionëve.

Jo, ata po talleshin me mënyrën e eliminimit së tyre dhe, më gjerë, me kulturën që është kultivuar rreth klubit prej vitesh.

Neymar është në mënyrë të pashmangshme në krye të kësaj, pasi ka dhuruar një sezon që ka qenë i një standardi katastrofikisht të varfër.

Eksperti i RMC, Daniel Riolo tha: “Ne jo vetëm që e kemi lënë këtë lojtar të kalbet, por e kemi kthyer në një përbindësh. Neymar është kthyer në një përbindësh që për më tepër nuk është më as futbollist”.

Lexo po ashtu Tifozët e PSG-së 'gozhdojnë' Messin dhe Neymarin duke i vërshëllyer, Mbappen e duartrokasin

“A e kuptoni se çfarë përfaqëson ai? Paga më e lartë në historinë e klubit, njeriu që supozohej ta çonte PSG-në në krye”.

“Sot, ky lojtar është i urryer kudo. Qëndrimi i tij, disponimi i tij, gjithçka që bën, nuk mund të jesh lojtar dhe të të urrejnë aq shumë, nuk mundesh. Nuk ka pasur kurrë një lojtar kaq të urryer sa ai”, ka shtuar më tej ai.

PSG tani thuhet se është i gatshëm të largojë Neymarin më pak se një vit pasi ai nënshkroi një marrëveshje të re katërvjeçare, por ofertuesit me siguri do të jenë të pakët në terren duke pasur parasysh pagën e tij astronomike.

Lexo po ashtu "Neymar nuk është më futbollist profesionist, por një idiot" - mediat franceze nuk e kursejnë Neymarin

Ndërkohë problemi i Messit.

Argjentinasi ka luajtur më mirë për PSG-në sesa i është dhënë merita, veçanërisht në vitin 2022, por optika është e dobët.

Shifrat e tij të dobëta nuk ndihmohen nga qëndrimi i tij ndaj mbrojtjes, i cili zmadhohet tani që ai është treshja e parë e përbërë nga dy mbrojtës po aq ngurrues.

“Ata që janë përgjegjës për humbjen, për mua, janë Neymar dhe Messi”, deklaroi ish-ylli i PSG-së dhe Francës, Jerome Rothen për RMC pas humbjes nga Real Madrid.

“Kur Leonardo i transferoi, ai i vendosi në një piedestal për ne: ata janë legjenda, kanë statusin e tyre dhe paguhen për këtë”.

“Unë nuk jam duke sulmuar Marco Verrattin, Danilo, Leandro Paredes apo Mbappe. Unë po shkoj pas dy të tjerëve, dy mercenarëve”.

“Kam frikë të flas për Messin si mashtrues, por është realiteti. Dje ai shëtiti nëpër fushë. Luka Modric e kishte në xhep”, shtoi ai.

Por, çështjet me të cilat po përballet PSG nuk janë vetëm në fushë, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse protestat e fundjavës ishin kaq të fuqishme dhe domethënëse. /Telegrafi/

Exit mobile version