Telegrafi

Messi kthehet në stërvitje me PSG-në pasi u shpall kampion bote me Argjentinën, pritje madhështore nga klubi

Lionel Messi është rikthyer në Paris, pas dy javëve pushim që i kishte pas Kupës së Botës, ku u shpall kampion me Argjentinën.

Sulmuesi është rikthyer në Francë, vendin që e largoi me zemër të thyer në finalen e Kupës së Botës me skuadrën e tij Argjentinën. Por klubi u përkujdes që ta pres me buzëqeshje të mëdha heroin e Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas u kthye në Francë pas dy javësh pushim dhe fitores në finalen e Katarit.

Ai kaloi kohë në shtëpi në Buenos Aires, më pas në Rosario, për të festuar, por tani është kthyer në PSG dhe u prit fillimisht nga shoku i tij Neymar dhe shokë të tjerë të skuadrës në terrenin e tyre të stërvitjes të mërkurën.

Me tu futur në fushë, bashkëlojtarët kishin krijuar një tunel të gjatë ku e duartrokiten pa ndalur, ndërsa drejtori i klubit i dhuroi një çmim për arritjen e tij të madhe.

Gjigantët parisien u kthyen në aksionin kundër Strasburgut  më 28 dhjetor – pas pushimit të Kupës së Botës – pa kapitenin e Argjentinës, ku fituan fillimisht, ndërsa disa ditë më pas luajtën ndaj Lens dhe pësuan humbje, që ishte e para këtë sezon në Ligue 1.

Tani do t’i takojë trajnerit Christophe Galtier që ta integrojë atë në skuadër, me ndeshjen e Ligue 1 kundër Angers që zhvillohet më 11 janar./Telegrafi/