Lionel Messi është rikthyer në Paris, pas dy javëve pushim që i kishte pas Kupës së Botës, ku u shpall kampion me Argjentinën.
Sulmuesi është rikthyer në Francë, vendin që e largoi me zemër të thyer në finalen e Kupës së Botës me skuadrën e tij Argjentinën. Por klubi u përkujdes që ta pres me buzëqeshje të mëdha heroin e Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas u kthye në Francë pas dy javësh pushim dhe fitores në finalen e Katarit.
Welcome back Leo! ❤️💙✨pic.twitter.com/x3C7HOkLsR
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 4, 2023
Ai kaloi kohë në shtëpi në Buenos Aires, më pas në Rosario, për të festuar, por tani është kthyer në PSG dhe u prit fillimisht nga shoku i tij Neymar dhe shokë të tjerë të skuadrës në terrenin e tyre të stërvitjes të mërkurën.
❤️💙 pic.twitter.com/C2Q60MIOLn
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 4, 2023
Me tu futur në fushë, bashkëlojtarët kishin krijuar një tunel të gjatë ku e duartrokiten pa ndalur, ndërsa drejtori i klubit i dhuroi një çmim për arritjen e tij të madhe.
A guard of honour for our World Champion! 👏❤️💙#BravoLeo pic.twitter.com/OHIkKALbUl
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 4, 2023
Gjigantët parisien u kthyen në aksionin kundër Strasburgut më 28 dhjetor – pas pushimit të Kupës së Botës – pa kapitenin e Argjentinës, ku fituan fillimisht, ndërsa disa ditë më pas luajtën ndaj Lens dhe pësuan humbje, që ishte e para këtë sezon në Ligue 1.
Tani do t’i takojë trajnerit Christophe Galtier që ta integrojë atë në skuadër, me ndeshjen e Ligue 1 kundër Angers që zhvillohet më 11 janar./Telegrafi/