Site icon Telegrafi

Messi kthehet në Paris pas shërimit nga COVID-19, gati për ndeshjen ndaj Lyonit të Shaqirit

Ky është një lajm i mirë për Paris Saint-Germain, me Lionel Messin që më në fund është rikthyer në Paris, pas shërimit nga COVID-19.

Sulmuesi rezultoi pozitiv me COVID-19 javën e kaluar dhe duhej të qëndronte në qytetin argjentinas Rosario, ku po kalonte pushimet e Krishtlindjeve.

Ai test pozitiv ishte më 28 dhjetor, por ai tani ka kaluar periudhën e izolimit dhe ka paraqitur një test PCR negativ, që do të thotë se ka mundur të fluturojë përsëri në Francë.

Lexo po ashtu Messi rezulton pozitiv me coronavirus

34-vjeçari tani do të bëjë teste të tjera fizike me mjekët e PSG-së, për t’u siguruar që ai është plotësisht në formë dhe se virusi nuk ka lënë asnjë efekt anësor.

Ky thuhet se do të jetë si një test mjekësor tipik sikurse ata të para-sezonit.

PSG është optimiste dhe nuk e përjashton Messin nga ndeshja e tyre e radhës, një udhëtim në Ligue 1 për t’u përballur me Lyon të dielën mbrëma.

Meqë argjentinasi nuk ka qenë në gjendje të stërvitet për një javë, kjo mund të jetë tepër optimiste. /Telegrafi/

Exit mobile version