Telegrafi

Messi kritikon Chelsean

Barcelona nuk pati shumë probleme në Ligën e Kampionëve derisa nuk arriti në gjysmëfinale ku për kundërshtarë pati Chelsean.

“Nëse ekipi vjen dhe përpiqet të luajë futboll kundër nesh, atëherë mirë. Por, Chelsea nuk dëshironte të luajë futboll. Ata thjesht refuzuan. Ata dëshironin të na ndalojnë me një lojë të ndytë. Loja ishte më shumë fizike se sa një lojë normale futbolli. Kjo nuk është stili i jonë”, ka thënë Messi.

“Ne dëshirojmë gjithë kohën ta kemi topin. Kur do të shihni ndonjë ekip që luan ashtu do të mendoni: ‘Si mundet një ekip me futbollistë të tillë të mos përpiqet të luajë me top? Si mund thjesht të qëndrojnë aty’?”.

“Vështirë mund të besohet se një ekip që ishte kampion i Ligës Premier dhe para një sezoni ishte finalist i Ligës së Kampionëve, mund të luajë ashtu”, ka përfunduar argjentinasi.