Telegrafi

Messi: Italia? Kurrë mos thuaj kurrë

“Në Itali një ditë? Nuk e di, gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj këtu. Në futboll kurrë nuk mund të thoni kurrë, por ideja ime është që të mos largohem”, ka thënë Messi.

Argjentinasi, i cili ndihmoi Barcelonën të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas katër golave të shënuar në takimin kundër Arsenalit, aktualisht është futbollisti më i mirë në botë.

Ylli i Barcelonës tashmë një kohë është cak i Interit me presidentin Massimo Moratti që në disa raste ka shprehur dëshirë për ta pasur atë në radhët e veta. /Telegrafi/