Telegrafi

Messi ishte arrogant ndaj Ronaldos?

 Punto Pelota shkruan se pos tifozëve edhe personatlitetet e futbollit në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë ishin të aspak të impresionuar nga Messi, që falënderoi të gjithë përpos portugezit.

Observues të ndryshëm thonë se tensioni mes dyshes më të mirë në botë ka qenë shumë më i lartë se sa në ceremoninë e vitit të kaluar dhe kjo është vërejtur në parapërgatitjet zyrtare kur ata kanë pasur punë me njëri-tjetrin.

Madje edhe mediat tjera nuk ishin aspak të impresionuara nga sjellja e Messit në konferencën për shtyp. Ronaldo ishte i hapur dhe i sinqertë në përgjigjet e tij, përderisa Messi besohet se ishte tejet i painteresuar dhe shumicën e kohës e kaloi duke manipuluar me celular. /Telegrafi/