Telegrafi

Messi: Ia lejova penaltinë Ibras t’i japë fund krizës

Sulmuesi suedez shënoi nga pika e bardhë për të vulosur fitoren 4-2 ndaj Zaragozas, pasi më herët shpërdori disa raste të mira.

“Ia lash penaltinë Ibras pasi ai kishte nevojë të shënonte për të thyer krizën e tij të golave. Ishte e rëndësishme për të dhe po ashtu për ekipin që ai të shënonte sërish”, ka thënë Messi./Telegrafi/