Telegrafi

Messi gjakoset pas ndërhyrjes nga Smalling

Pjesa e parë mes Manchester Unitedit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat 0-1.

Katalunasit kaluan në epërsi pasi Luke Shaw shënoi autogol në minutën e 12-të, ndërsa në minutat në vazhdim Man Utd e kërkoi golin, por nuk e arriti.

Një nga momentet më të komentuara në rrjete sociale është ndërhyrja e ashpër e Chris Smalling në Lionel Messin në minutën e 30-të.

Foto: 888sport/Twitter

Anglezi e goditi në fytyrë argjentinasin gjatë një dueli me ajër duke e gjakosur kështu pesë herë Topin e Artë.

Por, përkundër lëndimit Messi u rikthyer në fushë dhe e vazhdoi lojën. /Telegrafi/