Telegrafi

Messi: Fitore! Edhe nëse nuk jam

Dy skuadrat takohen të martën mbrëma në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Barcës i nevojitet fitore për të qenë më pranë kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.

Argjentinasi u lëndua në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos dhe ende nuk është e sigurt pjesëmarrja e tij në dy ndeshjet e rëndësishme të katalunasve, kundër Interit (Liga e Kamionëve) dhe kundër Real Madridit (La Liga).

“Do të vazhdojmë tutje. Është fat i keq që kjo ndodhi tani, sepse unë gjithmonë ëndërroj të luaj në këto ndeshje të mëdha. Nëse nuk luaj, nuk ndryshon asgjë, sepse ne jemi një skuadër fituese dhe do të jemi të suksesshëm”.

“Kushdo qoftë në fushë, të mos harrojmë se ne jemi Barca dhe kemi skuadër të madhe’, ka thënë Messi për El Mundo Deportivo. /Telegrafi/