Telegrafi

Messi: Fabregas pason si askush tjetër

“Kur ne ishim në ekipin e të rinjve të Barcelonës, Fabregas pasonte në fushë si askush tjetër. Ai është ende i tillë, pasimet e tij vrasëse mund të copëtojnë çdo mbrojtje”, theksoi Messi për BBC.

Messi gjithashtu pohon se ka miqësi me Carlos Tevezin dhe thotë se ai është njëri prej njerëzve më të mirë që ka takuar ndonjëherë.

“Unë jam shok i ngushtë me Carlos Tevezin, unë e thërras atë Carlito. Ai është njëri prej njerëzve më të mirë që kam takuar ndonjëherë”, përfundoi Messi. /Telegrafi/