Telegrafi

Messi është në top formë – këtë e konfirmon super goli me gërshërë i shënuar pas pranimit të topit me gjoks

PSG ka shënuar fitore si mysafir i Clermont Foot me rezultat 5-0 në ndeshjen hapëse për ta në Ligue 1, ku shkëlqyen Neymar dhe Leo Messi.

Braziliani shënoi një gol dhe dhuroi tre asistime, ndërsa argjentinasi gjeti golin dy herë dhe asistoi një herë.

Por ajo që ishte qershia mbi tortë në këtë mbrëmje ishte goli i pestë i shënuar nga Messi.

Lexo po ashtu Messi e Neymar shkëlqejnë, PSG shkatërron Clermontin

Një pasim i bukur nga mesi i fushës e gjeti Messin në zonë që pranoi topin me gjoks dhe me një goditje me gërshëre shënoi për 5-0.

Një gol shumë i bukur, që konfirmon formën e mirë që po kalon këtë vit në aspektin personal. /Telegrafi/