Telegrafi

Messi është mirë dhe do të luajë të martën: Argjentina mund të marrë frymë lirshëm

Pas alarmimit erdhi qetësia. Argjentina mund të marrë frymë lehtë sepse, duke përjashtuar ndonjë fatkeqësi të padëshiruar, Lionel Messi do të jetë i gatshëm të martën kundër Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Albiceleste në Kupën e Botës në Katar.

Sipas gazetës Marca, Messi është i aftë plotësisht për të luajtur pavarësisht se ka munguar në stërvitje kohët e fundit.

Stafi stërvitor i Lionel Scalonit po tregohet i kujdesshëm që të mos e mbingarkojë çdo ditë në mënyrë që të mos ketë probleme muskulare. Kjo është arsyeja pse ylli nuk stërviti me top të premten ose të shtunën.

Shqetësimi erdhi nga fakti se të shtunën, Messi u largua nga fusha stërvitore me 10 minuta vonesë dhe më pas ushtroi vetë, pa marrë pjesë në lojën me top.

Por, Messi është mirë. Argjentina mund të marrë frymë lehtë.

Duhet të theksohet se Messi sapo kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit në ligë për PSG-në të dielën më 13 nëntor kundër Auxerre përpara se të bashkohej me Argjentinën, dhe më pas luajti të gjithë ndeshjen në miqësoren kundër Emirateve të Bashkuara Arabe të mërkurën.

Messi kishte nevojë për pushim dhe nuk ka nevojë për panik. /Telegrafi/