Telegrafi

‘Messi është favorit, por shpresoj që Iniesta ta fitojë Topin e Artë’

“Unë votova për Iniestan, sepse ai e fitoi Kampionatin Evropian në Poloni dhe Ukrainë dhe u zgjodh futbollisti më i mirë i kampionatit. Ai gjithashtu ka pasur një vit të mirë me Barcelonën, kështu që shpresoj që ai ta fitojë Topin e Artë”.

“Mos harroni se Messi nuk i shënon të gjithë golat vetëm edhe nëse ai është si individual më i miri në botë.

“Messi është lojtar i Playstation dhe kushdo që nuk e di këtë ai nuk ka lidhje me futboll. Për mendimin tim, ai është kandidati kryesor për ta fituar çmimin e katërt me radhë, por unë do të dëshiroja që Iniesta ta fitonte atë”, ka thënë Ibrahimovic për beIN Sport. /Telegrafi/