Telegrafi

Messi: Ëndërr të luaj me Rooneyn

“Do të ishte ëndërr të luaja me Rooneyn nëse Manchester United vjen në një pikë ku detyrohet ta shesë atë. Unë personalisht do të shkoja te presidenti i Barcelonës dhe do të kërkoja që ai të transferohej. Gjithmonë ka pak futbollistë që janë të aftë të hyjnë në librat e historisë së futbollit. Për momentin, ata janë ndoshta Ronaldo, Rooney, Xavi dhe një ose dy të tjerë…por mendoj se nuk ekziston dikush që luan me dëshirën e Rooneyt”.

“Ne të gjithë e dimë se lojtarët e nivelit më të lartë kanë pagat më të larta…nuk është e fshehtë kjo. Por, Rooney do luante për 100 euro në javë. Ju mund ta shihni zjarrin në sytë e tij. Është ai zjarr që e bën atë më të mirin prej më të mirëve. Dashuria e tij për futbollin është natyrale. Është sikurse dashuria e babait për djalin e tij. Ai nuk ka nevojë ta bind veten se e do futbollin, ai është lindur për të”.

“Nëse Rooney do të shitet ndonjëherë, mendoj se ai do të bëhet futbollisti i parë 100 milionësh. Me gjithë respektin për Ronaldon, unë mendoj se Rooney është lojtar më i rëndësishëm për Unitedin se sa që ishte ai. Aftësitë e Ronaldos nuk vihen në dyshim, por Rooney nuk është vetëm talenti, por edhe zemra e Manchester Unitedit. Nuk e di nëse ndonjëherë do të luaj me të, por nëse ai ndonjëherë dëshiron të largohet, ai është një nga ata pak talentët që mund ta përmirësojnë ekipin e Barcelonës”, theksoi futbollisti më i mirë në botë. /Telegrafi/