Telegrafi

Messi e Neymar shkëlqejnë, PSG shkatërron Clermontin

PSG ka shënuar fitore si mysafir i Clermont Foot me rezultat 5-0 në ndeshjen hapëse për ta në Ligue 1.

Paris Saint-Germain tregoi forcën që ka në në Ligue 1 në ndeshjen e parë kundër Clermont Foot, duke shkëlqyer me shumë raste përveç golave.

Goli i parë erdhi në minutën e 9-të, kur Pablo Sarabia pasoi një top te Leo Messi, i cili me delikatesë e preku topin pak me këmbën e djathtë për ta pasur te Neymar i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

Achraf Hakimin shënoi për 2-0 më një goditje të bukur pas asistimit të Neymar në minutën e 26-të.

Braziliani edhe një herë asistoi në minutën e 38-të, kësaj radhe për Marquinhos që shënoi me kokë për 3-0.

Në pjesën e dytë ishte momenti i Leo Messit, që fillimisht pas një asistimi të Neymar (i treti në këtë ndeshje) shënoi nga afër për 4-0.

Krejt në fund në minutën e 86-të, Messi shënoi një super gol, me gërshërë për 5-0 pas një asistimit të Leonadro Paredes.

Një fitore e pritur për PSG-në, që e nis mbarë sezonin e ri në Ligue 1.    /Telegrafi/