Legjenda argjentinase, Lionel Messi, nuk është i sigurt nëse ky do të jetë Botërori i fundit për të, teksa thotë se kjo është një gjë që do të vendoset nga performancat e kombëtares në Rusi.
Messi fillon aventurën e tij në Rusi në kërkim të trofeut të vetëm që i mungon ndaj Islandës në ndeshjen hapëse të Grupit D.
Teksa për 30 vjeçarin mund të jetë ky Botërori i fundit, Messi thotë se kjo varet plotësisht prej asaj se sa larg shkon ekipi kombëtar i Argjentinës.
“Në këto katër vjet kemi përjetuar ndryshime të rëndësishme në kombëtare. Përpos kësaj, ishte e vështirë që të kualifikohemi në Rusi, ne arritëm ta bëjmë këtë vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit”.
Para apoyar mañana a la Selección @Argentina usá el hashtag #SomosArgentina. ¡Vamos todos detrás del mismo sueño! #Rusia2018 pic.twitter.com/xATOu26Ov3
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) June 15, 2018
“Por, ne kemi arritur të qetë në Moskë, me entuziazëm të madh, mezi presim të fillojmë Botërorin. Ne jemi përgatitur mirë në javët e fundit. Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm dhe do të luftojmë në secilën ndeshje”.
“Më pyesin nëse do të jetë Botërori i fundit. Unë nuk mendoj për këtë tani”.
“Sigurisht se do të varet se si do të shkojë këtë muaj, se si do ta përfundojmë këtë garë”, u shpreh Messi.
Argjentina luan ndaj Islandës me fillim nga ora 15:00 në ndeshjen e parë të Grupit C. /Telegrafi/