Lionel Messi është sërish tema kryesore kur bëhet fjalë për futbollin francez dhe kësaj radhe për një problem në stërvitje.
Argjentinasi këtë herë ishte objekt i mediave franceze për shkak të një incidenti që sipas disa gazetarëve francezë ka ndodhur gjatë seancës së djeshme stërvitore.
Në një moment, trajneri i PSG-së, Christophe Galtier u kërkoi lojtarëve të bënin stërvitje që përfshinin lojën dy me dy, dhe Messi, dukshëm i mërzitur më herët në stërvitje, e hodhi poshtë idenë dhe vendosi të linte stërvitjen.
https://twitter.com/hadrien_grenier/status/1636767665737076737
Galtier dyshohet se e ndoqi atë dhe iu lut që të mos e bënte këtë dhe të qëndronte në stërvitje, por argjentinasi refuzoi të gjitha lutjet dhe shkoi në shtëpi.
Kjo nuk është hera e parë që në PSG nuk respektohet hierarkia dhe zinxhiri komandues, por është hera e parë që personazhi kryesor në një prej tregimeve për mosrespektimin e rendit në dhomat e zhveshjes së PSG-së është pikërisht Messi.
Më e përfolura deri më tani ishte mosbindja e treguar nga Neymar.
Kujtojmë, se indinjata e tifozëve të PSG-së për Lionel Messin është e madhe pasi klubi i tyre u eliminua në raundin e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi, që nga ardhja e argjentinasit.
Kjo është arsyeja pse ultrasit e PSG-së kanë njoftuar se do të kenë një mesazh në ndeshjen e radhës. /Telegrafi/