Telegrafi

Messi do të ishte i suksesshëm kudo dhe me këdo

“Messi është djaloshi që luan në rrugë, ai i cili i mashtron të gjithë. Ai do të ishte i suksesshëm kudo dhe me këdo që do të luante përkrah tij”.

“Ai është brilant, pikë”, ka thënë Del Bosque në një intervistë me Federatën Spanjolle të Futbollit.

Trajneri më i mirë në botë për vitin 2012 ka thënë se rreziku kryesor në Kampionatin Botëror 2014 për përfaqësuesen e tij do të jetë pikërisht nikoqiri, Brazili. /Telegrafi/