Telegrafi

Messi i dhuron fanellën me nënshkrimin e tij kreut të ushtrisë ukrainase

Leo Messi i ka dhuruar fanellën me nënshkrimin e tij kreut të ushtrisë ukrainase, gjeneralit Valerii Zaluzhnyi.

Një përsoni i afërt i gjeneralit Yuri Sapronov ndihmoi që ta marr fanellën e nënshkruar. Sapronov postoi një foto me fanellën e Messit në Facebook, duke shpjeguar mënyrën se si arriti ta marrë atë.

“Unë i ndihmova Valerii Zaluzhnyit që të marrë një fanellë të nënshkruar nga Messi. Kur jam në Miami, zakonisht i përcjell ndeshjet e Inter Miamit dhe falë bashkëkombasit tonë Serhiy Krystov, unë isha në gjendje të merrja pjesë në stërvitje. Leo e nënshkroi fanellën me shumë respekt”, ka thënë Sapronov.

Lionel Messi ndan dhomën e zhveshjes tek Inter Miami me Serhiy Kryvstov, ish-mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, i cili së fundmi i është bashkuar ekipit amerikan.

Reprezentuesi ukrainas është njëri nga lojtarët më të preferuar të Tata Martinos dhe tashmë ka luajtur në 37 ndeshje që prej transferimit të tij në Shtetet e Bashkuara./Telegrafi/