Telegrafi

“Messi dhe Ronaldo janë nga planeti tjetër”

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, ka deklaruar se superyjet e Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë nga planeti tjetër.

Raul beson se ajo që bëjnë Messi dhe Ronaldo, i bën ata nga planeti tjetër.

Lexo më shumë – 7 arsye pse Cristiano Ronaldo është më i mirë se Messi

“Ajo që Ronaldo po bën është e jashtëzakonshme. Ai është i rëndësishëm për Real Madridin dhe të gjithë presin prej tij”.

“Kam marrëdhënie të mira me të. Admirimi është i dyanshëm”.

“Ajo që ai dhe Messi po bëjnë është thjesht e pabesueshme dhe askush nuk e ka bërë këtë më parë. Më pas ata po arrijnë suksese edhe me kombëtaret, nuk është e lehtë si Ronaldo që të fitohet Kampionati Evropian”, deklaroi Raul./Telegrafi/