Telegrafi

Messi dhe Neymar zgjidhen lojtarët më të mirë në Copa America

Organizatorët e Copa America, CONMEBOL kanë njoftuar se Lionel Messi dhe Neymar janë zgjedhur si lojtarët më të mirë të turneut.

Argjentina dhe Brazili do të ndeshen mes vete në finalen e madhe të Copa America e cila zhvillohet pas mesnatës së sotme (e shtunë) nga ora 02:00.

Dy kombëtaret e mëdha latine janë gati për finalen e madhe që do të luhet në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i kombinuar i Argjentinës dhe Brazilit para finales në Copa America

Megjithatë, një befasi e madhe ka ndodhur disa orë para nisjes së finales.

Organizatorët e CONMEBOL kanë zgjedhur lojtarin më të mirë të turneut dhe atë jo vetëm një, por dy.

Argjentinasi Messi dhe braziliani Neymar janë zgjedhur si individët më të mirë të Copa America, njoftuan organizatorët. /Telegrafi/