Telegrafi

Messi dhe Barca nuk janë nga kjo botë

Klubi portugez ka pikë të barabarta me Celticun në kuadër të Grupit G dhe do t’i duhet rezultat më i mirë sesa klubi skocez për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

“Dy skuadrat më të mira në botë janë Barcelona dhe Real Madridit, prandaj që t’i mposhtësh duhet të kesh fat”.

“Messi luan në mënyrë të veçantë me Barcelonën, ndërsa fakti që nuk luan po aq mirë me Argjentinën nuk është koincidencë, por është për faktin se Barca ka një mënyrë loje që Messi dhe futbollistët tjerë e kuptojnë, ndërsa kjo rrit kualitetin e lojës”.

“Niveli i tij i lojës është jashtë kësaj bote, ndërsa edhe futbolli që luan Barcelona, është po ashtu jashtë kësaj botë. Prandaj është skuadra më e mirë në botë aktualisht”, u ka thënë Jesus gazetarëve. /Telegrafi/