Telegrafi

Messi dëshiron Topin e Artë

“Do të dëshiroja ta fitoj Topin e Artë. Mendoj se secili lojtar i Barcës meriton një çmim të tillë këtë sezon”.

“Unë kam një pozitë të mirë, sepse para dy vitesh përfundova i treti, vitin e kaluar i dyti, ndërsa këtë vit shpresoj të jem i pari”, ka thënë Messi për L’Equipe TV.

Për t’ia arritur qëllimit të tij, Messi duhet të shfaqë performancë të mirë edhe në pjesën e parë të këtij sezoni, ashtu që suksesi i tij të përmblidhet për gjithë vitin.