Lionel Messi është lojtar i PSG-së deri në fund të këtij sezoni, pasi për tutje ende nuk dihet, ndërsa deri më tani ka një ofertë në tavolinë.
Spekulohet se argjentinasi mund të presë derisa t’i skadojë kontrata me PSG-në dhe më pas të kthehet në Barcelonë si lojtar i lirë, por tani për tani gjithçka është vetëm në sferën e spekulimeve dhe nuk ka asnjë ofertë zyrtare.
Megjithatë, Goal njoftoi sot se Messi ka një ofertë zyrtare në tavolinë, atë që më së paku e do, një ofertë rinovimi m PSG-në.
Parisienët kanë ofruar një kontratë për një vit tjetër bashkëpunim dhe ia kanë paraqitur Messit, por deri më tani as argjentinasi dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Tashmë dihet se Messi kërkohet nga disa klube të MLS-së, si dhe Al Hilal nga Arabia Saudite.
Megjithatë, i gjithë ky interes është vetëm interes, pasi oferta nuk ka. Ato oferta pritet të zyrtarizohen me afrimin e fundit të kontratës së Messit në Paris. /Telegrafi/